DJ Ibrahimovic: Çfarë spektakli për fitoren e Milanit në derbi!

Zlatan Ibrahimovic i përjeton shumë ndeshjet ndaj Interit, edhe kur nuk është vetë protagonist në fushën e lojës. Sulmuesi suedez mungoi në derbin e kësaj jave në Serinë A, por sigurisht ishte i entuziazmuar për suksesin e të tijve.

Ai ka zgjedhur një mënyrë mëse të veçantë për të festuar këtë sukses, duke u kthyer për pak çaste në një DJ të mirëfilltë.

Suedezi ka postuar në rrjetet sociale një video teksa shfaqet para pajisjeve muzikore si një DJ i vërtetë duke festuar suksesin në derbi, pasi kishte një mbishkrim të dukshëm AC Milan.