U akuzua se rrahu vajzën dhe gruan, kryeministri i Perusë largohet vetëm 4 ditë pasi mori detyrën

Kryeministri i Perusë Hector Valer konfirmoi të shtunën se ai po largohet vetëm katër ditë pasi u emërua në këtë post, pas akuzave se ai rrahu vajzën dhe gruan e tij të ndjerë, duke krijuar një vakum të ri në vend.

Presidenti Pedro Castillo ka thënë të premten se do të riorganizonte kabinetin në dritën e akuzave, por nuk foli nëse Valer do të largohej.

Castillo tani duhet të emërojë kabinetin e tij të katërt në vetëm gjashtë muaj, i cili ai ka thënë se do të përfshijë përfaqësues të një sërë grupesh politike. Është e paqartë se kur do të bëhet një njoftim.

Valer është një ligjvënës dhe katolik konservator që kandidoi me një parti të krahut të djathtë përpara se të dezertohej për t’u bashkuar me një bllok të Kongresit që është miqësor me Castillon.