Meta poston foton me 'Mjeshtrin e Peshëngritjes': 'Me Legjendën e mbi 110 rekordeve kombëtare'

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ndarë së fundmi me ndjekësit në “Facebook” një foto teksa ka pozuar me Mjeshtrin e Merituar të Sportit, Faruk Kalleshi.

Në postimin e tij presidenti shkruan: “Me Legjendën e mbi 110 rekordeve kombëtare Faruk Kalleshin, sot në Shkodër”.

Faruk Kalleshi ka qënë peshëngritës, trajner, Mjeshtër i Merituar i Sportit.

Në voting 1970 tentoi te thyente rekordin boteror dhe ngeli me 5 kg me pak.

Gjatë karrierës së tij ka qenë 21 vite kampion kombëtar dhe ka fituar 15 herë Kupën e Republikës. Është ftues i medaljeve të arit dhe argjendit në aktivitetet ndërkombëtare. Faruk Kalleshi është nderuar me titullin "Nderi i Kombit".