Banorët e '5 majit' dhe Laprakës, paralajmërojnë protestën e radhës para Kryeministrisë

Banorët e 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit, kanë paralajmëruar protestën e radhës.

Ata kanë lajmëruar, se protesta e tyre do të mbahet të dielën, pra nesër, më datë 06.02.2022 pranë Kryeministrisë, në orën 12:00.

Kujtojmë, se kjo nuk është protesta e tyre e parë dhe se banorët kanë paralajmëruar protesta të njëpasnjëshme, derisa kushtet e tyre të plotësohen, ndërsa shembjet në lagjen e “5 majit” do të vijojnë më datë 9 shkurt.