Spalletti: Skenari nuk ndryshon, Napoli është ndërtuar për të fituar gjithmonë

Trajneri i Napolit , Luciano Spalletti është paraqitur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Venecias.

“Interi ka qenë i zoti të ketë më shumë shanse se të tjerët, pastaj ka nga ata që duket se kanë më pak, por pak a shumë janë në pjesë të barabarta, por Interi ka marrë në shtëpi mundësinë për të qenë më rehat.

 Ka momente stuhie perfekte, të cilat duken më të vështira, por çdo skenar për ne nuk duhet të ndryshojë asgjë, asnjë situatë renditjeje.

Napoli duhet të luajë me Napolin, i cili është ndërtuar për të fituar çdo ndeshje, do të ishte thelbësore të kishim një numër lojtarësh që të gjitha këto ndeshje t'i kishim kaq afër, por tani kjo është normë dhe ne duhet të ndalojmë së theksuari që luajmë shumë sepse është jo më një përjashtim. Në fushë duhet të zbresësh me lumturinë e të luajturit gjithmonë, duke u përpjekur t'i fitosh të gjithë ."

 

" Unë e kam parë gjithmonë ekipin në gjendje të mirë, atëherë është e qartë se nëse luan gjithmonë me të njëjtët njerëz, dikush mund të ketë vështirësi, por ata gjithmonë janë stërvitur mirë si grup, ka përfunduar Spalletti.