Erdogan dhe bashkëshortja e tij rezultojnë me COVID-19, por 'me simptoma të lehta'

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të shtunën se kishte rezultuar me Covid-19, por se nuk kishte simptoma të rënda.

“Pasi përjetuam simptoma të buta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për Covid-19. Për fat kemi një infeksion të lehtë, për të cilin mësuam se ishte për shkak të variantit Omicron”, shkroi ai në Twitter.

Erdogan ka nisur së fundmi disa vizita të nivelit të lartë diplomatik, duke udhëtuar nëpër Shqipëri,  Serbi dhe së fundmi Ukraina.

"Ne jemi në detyrë. Do të vazhdojmë punën tonë nga shtëpia. I mirëpresim lutjet tuaja", përfundoi Erdogan.