'Elifmatraku' i politikës sonë të jashtme, potencial i lartë rreziku

Fatkeqësi e madhe për këtë vend që përveçse ka një qeverisje super të korruptuar por ka dhe një kryeministër me “zero” njohje dhe kuptim mbi politikën e jashtme dhe diplomacinë.

“Shqipëria nuk ka kurrfarë problemi me Rusinë”, deklaron publikisht elifmatraku i politikës së jashtme që qeveris këtë vend, i cili është anëtar i NATO-s ndaj së cilës Rusia ka shpallur një doktrinë të re, pothuajse armiqësore.

Kryeministri i një vendi në rajonin e Ballkanit, ku Rusia të paktën në dy raste (Kosova dhe Mali i Zi) është investuar hapur në thyerje të ligjit ndërkombëtar dhe kërcënimit serioz ndaj paqes e stabilitetit.

Kryeministri i një vendi, aktualisht anëtar jo i përherëshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB, ku deklarata e Ambasadorit të vendit (në emër të Qeverisë) ishte krejt ndryshe nga sa deklaron sot Kryeministri.

Kë duhet të besojmë, deklaratën e qeverisë në KS të OKB në linjën e Perëndimit apo deklaratën e sotme të Kryeministrit në linjë me Rusinë ?

Një elifmatrak edhe mund të pyesë e të përpiqet të mësojë pak, por ky kryeministër ka qasje tjetër përmbajtësore në raport me interesin kombëtar të shqiptarëve dhe garancitë ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë.

Deri në sekondën e fundit që do të jetë i ulur në atë karrige ai mbetet një potencial i lartë rreziku!