Rama 'lan duart' me ministrin 'më të suksesshëm': Nuk i komentoj vendimet e gjykatave!

Kryeministri Edi Rama ka folur më në fund për ish-Ministrin e tij të Brendshëm, Saimir Tahirin, të cilin këto vite ka tentuar ta mbrojë me të gjithë format për ta shpëtuar nga dënimi i rëndë. Sot, gjatë një konference shtypi, Rama “i lau duart” përfundimisht me të, duke deklaruar se nuk i komenton asnjëherë vendimet e gjykatave.

 “Unë nuk i komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave, - iu përgjigj Rama, gazetarëve. - E kam ditur mirë se çfarë kam bërë kur kam udhëhequr Reformën në Drejtësi.  100 herë të kthehesha mbrapsht do të bëja të njëjtën gjë, por jemi mbledhur këtu për çështje tjetër,” u përpoq të devijojë ai duke kujtuar se konferenca ishte thirrur për çështjen e Ukrainës.

Megjithatë, bashkëpunëtori më i ngushtë i tij i mandatit të parë qeverisës, Tahiri, e kaloi mbrëmë natën e parë në burgun 313.