‘Uzuni, imituesi i ‘Siuuu’/ Media e njohur spanjolle i kushton një shkrim të veçantë futbollistit shqiptar

“Uzuni, imituesi i “Siuuu” të Ronaldos do debutojë te Granada”, ky është titulli i prestigjozes spanjolle titulli "AS", që së fundmi ka bërë një artikull për Myrto Uzunin, në prag të debutimit me Granada në LaLiga, kundër skuadrës së Real Madrid, me të cilët idhulli i tij, Ronaldo fitoi gjithçka.

“Myrto Uzuni, i lindur më 31 maj 1998 në Berat, nuk e ka pasur jetën e lehtë. Një futbollist që e kishte thënë vetë që e admironte Ronaldon dhe që sapo ka zbarkuar në LaLiga me Granada. Ai është një nga bastet e këtij klubi në merkato dimërore, për të cilin ka paguar rreth 3 milion euro.

Një sulmues që shënon gola, që ka ambicie dhe shumë nerv. Uzuni e arriti famën më 25 nëntor 2020. Në atë kohë shqiptari luante me Ferencvaros dhe goli i tij kaloi në avantazh hungarezët në Torino ndaj Juventusit të idhullit të tij: Cristiano Ronaldo.

Uzuni bëri festimin e famshëm ‘Siuu” nën hundën e tij. Në fillim nuk i erdhi mirë, por Cristiano më pas shënoi një gol fantastik dhe Juventusi fitoi 2-1. Pas ndeshjes Uzuni u takua me portugezin dhe shkëmbeu fanellat, kurse CR7 nuk shfaqi ndonjë inat për imitimin. Ky është trofeu i tij më i çmuar.

Shqiptari ka lexuar gjithçka për portugezin. Jeta e bëri atë të ishte një emigrant ilegal në Greqi. Prindërit e tij punuan shumë për të mbajtur familjen, por Uzuni duke qenë ilegal nuk mund të luante futboll në Greqi. Ai u kthye për të luajtur futboll në vendin e tij, në moshën 16-vjeçare.

Përpjekjet e familjes së tij, që lanë ëndrrën e një jete të re në Greqi, u shpërblyen dhe sot Uzuni jeton nga futbolli, pasioni i tij. ‘Cristiano është pika ime e referimit, e di historinë e tij. Kam lexuar gjithçka për të. Ishte motivimi im’, thoshte Uzuni për Ronaldon.

Tani ai do të shkelë në Bernabeu, tempullin ku idhulli i tij u bë edhe më i madh, me ëndrrën për të qenë në gjendje për të bërë një tjetër “Siuuuu”, në atë që ishte shtëpia e portugezit për kaq shumë vite”.