'Nuk po bëj strategji’, Beniada tregon anën e saj në debatin Einxhel-Donald

Gjatë natës “Prime” të organizuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e ‘BBV' pati një mori debatesh lidhur me çështjen “Einxhel-Donald”.

Kjo e fundit u shpreh se është shumë e prekur nga qëndrimi i Beniadës, pasi ajo nuk i ka qëndruar afër kur ajo pati debatin me Donaldin.

Beniada ka treguar se nuk po bën asnjë stategji për lojë, por kur Einxhel e ka patur gabim gjithmonë ja ka shprehur këtë gjë.

“Nuk i kam ulur dhe ofenduar asnjëherë. I kam ndihmuar dhe mbështetur. Nuk kam pasur strategji. Kur Einxhel ka pasur gabim, i kam thënë këtu nuk e ke mirë.

Kur kam parë diçka që nuk ka qenë e drejtë për mua, e kam thënë gjithmonë.

"Në këtë pikë, është e vështirë. kur dy shokë zihen për një situatë që ka ndodhur jashtë shtëpisë, unë e kam të vështirë të them kush është mirë e kush keq. Por Donaldit i kam thënë për fjalët e papërshtatshme që tha ndaj Einxhel.

"Unë kam qenë gjithmonë afër Einxhelit, e kam treguar me vepra, por kur zihet Einxheli me Donaldin, unë nuk kam pse të ndërhyrë”, tha modelja.

Nga ana tjetër opinionistët mbështetën Beniadën gjithashtu dhe ish-banorët treguan se Beniada nuk ka nevojë për askënd aty dhe ka treguar karakter.