VIDEO/ Gol në debutim, ish-futbollisti i Shpresave e nis mbarë aventurën e re

Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Valmir Sulejmani ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen debutuese me skuadrën e Ingloshtad, që militon në Bundesligën 2.

26-vjeçari u transferua nga Hanoveri te skuadra e Ingloshtad, teksa e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij të re.

Sulejmani u aktivizua nga stoli në triumfin 0-5 në kampionat ndaj Nurembergut. Shqiptari i Kosovës u fut në fushë në minutën e 73-të ndërkohë që në të 80-tën, vulosi shifrat në 0-5.

Vlen të theksohet fakti se edhe qendërmbrojtësi shqiptar, Visar Musliu kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Ingloshtadti, që mori tri pikë të rëndësishme në garën për ekzistencë. Skuadra e Musliut dhe Sulejmanit mbetet e fundit në renditje me 13 pikë.