Greqia i heq testet Covid për udhëtarët e vaksinuar

Athinë - Greqia po heq kërkesën për udhëtarët e vaksinuar që hyjnë në vend, që të paraqesin një test Covid në mbërritjeduke filluar që nga e hëna, më 7 shkurt, njoftoi të premten Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris.

Në vend të kësaj, turistët që vijnë do të duhet të paqaqesin një pasaportë të vlefshme vaksinimi dixhitale të BE-së për të hyrë në vend.

Që nga shkurti 2022, pasaportat e udhëtimit në BE janë të vlefshme për nëntë muaj.