Arjola del nga shtëpia e BBV, por ka biletë kthimi

Arjola Demiri ishte banorja më pak e votuar nga publiku në ‘’Big Brother Vip’’.

Votat e publikut kishin vendosur që ajo të lërë përfundimisht lojën.

Arjola u eleminua gjatë spektaklit të sotëm, por surpriza ndodhi më pas.

Arbana Osmani zbuloi se Arjola ka biletë kthimi dhe ajo u rikthye në shtëpinë e BBVIP.

Kujtojmë se banorët e nominuar ishin Donaldi, Beniada, Arjola dhe Einxhel.