E rëndë në Elbasan/ Një person digjet brenda në makinë, mister rrethanat

Një automjet i djegur është gjendur këtë mbrëmje në afërsi të zonës së Krastës në Elbasan.

Një person është gjetur i vdekur brenda mjetit.

Makina mësohet se është e djegur dhe e shkrumbuar totalisht.

Automjeti i djegur u gjet nga qytetarët. Në vendngjarje është edhe drejtori i Policisë, Ardian Çipa.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak 

Më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur  "Kryqi"  në rrugën e vjetër Krrabë, në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volkswagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave  të ngjarjes dhe indentifikimin e personit të pajetë.