FOTO-VIRALE/ Sa do të jetë çmimi i naftës kur Tahiri të dalë nga burgu?

Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me 3.4 vite burg për bashkëpunim në trafik droge me Habilajt, vijon të jetë lajmi i ditës. 

Tahirit iu vunë prangat që në sallën e gjyqit, ndërsa u shoqërua fillimisht në Drejtorinë e Policisë, e më pas në burgun 313 në kryeqytet. 

Rrjeti po zien nga komentet e ndryshme, disa janë në mbështje të ish-ministrit, të tjerët thonë se dënimi nuk është i mjaftueshëm pasi kanabizimi i Shqipërisë në vitin 2016 ka një emër. 

Sikurse, qarkullon edhe një fotomontazh viral të cilën e sjell edhe SYRI: Tahiri pyet veten në sallën e gjyqit, 'Sa do të jetë nafta në 2025'? Vit kur ai pritet të lirohet nga burgu...