Deklarata e fortë e Kryemadhit: Pas Tahirit, radhën e ka Veliaj - i zhytur në aferën e inceneratorëve

Teksa të gjithë shtrojnë pyetjen ‘Kush e ka radhën’, një përgjigje e ka dhënë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Ajo u shpreh se radha për t’u dënuar është e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryemadhi tha se Erion Veliaj sado të përgjigjet ta zvarrisë procesin duke ushtruar presion, nuk i shmanget dot dënimit nga organet e drejtësisë.

Dhe Saimir Tahiri u shpreh Kryemadhi një vit para se të jepte dorëheqjen ishte për vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

"Pas zotit Tahiri kemi zotin Erion Veliaj që sado mundohet të zvarrisë dhe të shtyjë pozicionin e tij në lidhje me inceneratorin e Tiranës duke menduar dhe thënë se prapa meje janë institucione të mëdhaja ndërkombëtare janë shtete janë partnerë. Mos harroni që dhe zoti Tahiri para një viti apo një viti e gjysmë para se të jeptë dorëheqjen ishte në Shtëpinë e bardhë dhe ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm", u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në Report Tv.