Ky është veprimi i Drake kur mori vesh se Rihanna është shtatzënë

Rihanna ka zbuluar se ajo dhe i dashuri i saj ASAP Rocky, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lajmi ishte befasi për të gjithë, pasi ylli i muzikës kishte arritur ta mbajë të fshehtë shtatzëninë dhe fotografitë e publikuara pushtuan rrjetin.

Pas përhapjes së lajmit, të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë do të thotë Drake.

Në fund të fundit, Drake e deklaroi disa herë publikisht dashurinë e tij për këngëtaren, veçanërisht kur ai i dha asaj çmimin “Video Vanguard” të MTV në Video Music Awards, në 2015.

Drake ka heshtur për këtë temë, pavarësisht lutjeve të fansave për një reagim.

Por, Drake ka vendosur ti bëjë unfollw të dyve pas njoftimit të shtatzënisë.