Lajm i mirë/ Rita Ora nis një kapitull të ri

Rita Ora po nis një kapitull të ri.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë e regjistrimit BMG.

 

Artistja kishte nënshkruar më parë me “Atlantic Records”, ku shënoi hitet e saj më të mira duke përfshirë “Anywhere” dhe “Let You Love Me”.

Lajmin se do të jetë pjesë e kompanisë BMG e bëri me dije përmes një postimi në “Instagram”.

 

Rita, albumi i fundit i së cilës quhet “Phoenix” u publikua në vitin 2018, tha se po punon për muzikë të re dhe mezi pret ta ndajë me fansat e saj.

Publikimi i saj i fundit ishte në vitin 2021, një EP të cilin ajo e quajti “Bang”.

 

“Dua t’ju them një falënderim të madh për ekipin e mrekullueshëm të Atlantic Records, pasi jam shumë krenare për udhëtimin tonë të jashtëzakonshëm së bashku dhe nuk do ta harroj kurrë ditën kur vendosëm rekordin e listës në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë këngë në Top 10”- shkruan Rita ndër të tjera.