‘Mora 43% të votave’, Grida Duma del blof, përpiqet të manipulojë rezultatet

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma deklaroi sot se kur kandidoi për kryetare në bashkinë e Durrësit në 2015-ën arriti një rezultat prej 43% të votave.

Në një intervistë për ‘News 24’, Duma madje ‘hoqi edhe një paralele’ me kandidatin e mëparshëm të PD dhe rezultatit të saj, duke thënë se në 2011 kandidati mori vetëm 27% të votave dhe se rezultati i saj nuk është arritur ende sot.

‘Shifrat e mia në 2015 janë ende sot maja e shifrave të arritjes së PD-së. Unë kam 43% në 2015 në opozitë, me një parti të pastabilizuar, me probleme me një bashki të Durrësit, e cila Sali Berisha dhe të etët e lanë me 8 mandate dhe nga 2005 kanë humbur me nga 8 mijë, 9 mijë e ca veta.

Në opozitë ta çosh 43%. Nën kryesimin e Palokës dhe një grupi deputetësh, e zbresin në 2017 në 27%. Nga 33% në 2011, shkon në 43% kur garoj unë dhe në 2017 zbriti në 27%’, deklaroi Duma.

Por, pavarësisht deklaratave të nënkryetares së PD-së, e vërteta qëndron krejt ndryshe. Sipas rezultateve të dokumentuara, shifrat nxjerrin blof Dumën pasi në fakt, kandidati i mëparshëm, pra Ferdinant Xhaferaj ka marrë një rezultat më të lartë se ajo.

Siç duket, Xhaferaj ka marrë 47.16 të votave, pra 4 % më shumë se Duma dhe jo 27%, siç deklaron ajo, pasi kjo e fundit sinjifikon rezultatin e partisë në total.