Policia kolumbiane sekuestron 118 kg kokainë, në ambulancën e pacientit me Covid

118 kilogram me kokainë janë sekuestruar nga policia kolumbiane në një ambulancë që po transportonte një pacient me Covid-19.

 Ambulanca u ndalua për një kontroll rutinë në një postbllok në Antiokia, por kur shoferi nuk i tha efektivëve se në cilin spital po transportohej i sëmuri, dyshimet u shtuan dhe nisi kontrolli i ambulancës.

Gjatë kontrollit u gjetën pako me kokainë të fshehura në një barrelë dhe policia arrestoi 5 persona që ndodheshin në ambulancë.