EMRI/ 24 vjeçari nga Shqipëria vetëvritet në burgun e Francës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg të Francës.

Sipas raportimeve, mësohet se 24-vjeçari shqiptar Donald Dishmeta është vetëvrarë në rrethana ende misterioze.

10 ditë më parë, Dishmeta është përfshirë në një sherr në burgun ku po vuante dënimin.

Më pas ai ishte izoluar nga autoritetet franceze. Pikërisht në qelinë e izolimit ai ka vrarë veten.

Trupi i 24-vjeçarit do të mbërrijë sot në atdhe, ndërsa familjarët pritet të kërkojnë një kryerje të autopsisë edhe këtu.