Vdes gruaja britanike që tronditi botën në vitin 1996 kur humbi tetënjakët e saj

Mandy Alwood britanikja që 'monopolizoi' faqet e para të të gjithë tabolodieve në vitin 1996 për shkak se humbi tetënjakët e saj, ka ndërruar jetë për shkak të kancerit në moshën 56 vjeçare.

Alwood ishte e para që do të lindte tetënjakë, ndaj ajo dhe i dashuri i saj Paul Hutson ishin në qendër të mediave britanike.

Megjithatë kur Mandy Alwood, ishite në muajin e shtatë të shtatzënisë asaj iu deshtë të lindte, por prej procesit shumë të vështirë ajo humbi fëmijët e saj, gjashtë djemtë dhe dy vajzat .

Varrimi i foshnjave në atë kohë u transmetua nga të gjitha kanalet britanike.

E gjithë Britania e Madhe vajtoi së bashku me Alwood.

Por Mandy nuk e kapërceu kurrë humbjen e fëmijë të saj.

Ajo u nda me të dashurin e saj, ra në depresion dhe bëri dy herë përpjeke për vetëvrasje.

Alkooli dhe lokali ishin gjëra më të zakonshme në jetën e saj.

 Në vitin 2007 ajo u arrestua për drejtimin e makinës në gjendje të dehur me tre fëmijët e saj (nga martesat e mëparshme) .

Ajo ishte e izoluar nga e gjithë familja dhe të afërmit e saj. 

 Alwood u zgjua dhe fjeti me një pije në dorë. 

Tashmë ajo kishte një taksist të përhershëm që e çonte dhe e merrte nga lokali pasi i ishte hequr patenta e shoferit.

Gjatë vitit të kaluar, Mandy lufoti me kancerin.

 Ajo iu nënshtrua një operacioni para Krishtlindjeve por sëmundja u rikthye për t'i dhënë goditjen e fundit.

Trupi i Alwood u dogj sot në mëngjes në Stratford on Avon me shpenzimet e bashkisë. 

Asnjë nga familja e saj nuk mori pjesë në funeralin e saj, përveç disa gazetarëve tabloidë.