E ardhmja e Mehmetit në dyshim, PARTIZANI hedh sytë nga tregu i huaj

Pas largimit të Ilir Dajës nga drejtimi, gjërat u dukën se do të ndryshonin te Partizani sa i përket rezultateve dhe mënyrës së menaxhimit të situatave. Megjithatë edhe me Dritan Mehmetin në krye të pankinës, të kuqtë vijojnë po njësoj rrugën e barazimeve. Padyshim kjo atmosferë e krijuar nuk lë shije të mirë te drejtuesit që po shqyrtojnë mundësitë se kush është i duhuri për të drejtuar 16 herë kampionët e vendit.

Në tavolinën e presidentit Gaz Demi ka disa opsione, mirëpo hë për hë nuk duan të trazojnë edhe një herë situatën. Mehmeti duket se është në një testim dhe Kupa e Shqipërisë është barometri për të. Nëse do të arrihet ky trofe, atëherë tekniku i kryeqytetasve mund të konfirmohet. Në të kundërt do të afrohet një trajner i huaj. Pritet të shihet se çdo të ndodhë teksa kujtojmë që këtë fundjavë Partizani luan një sfidë mjaft delikate si ajo ndaj Teutës. (NewsSport)