Greqia lehtëson masat anti-covid për udhëtarët

Dy muaj më parë kur numri i të infektuarëve me COVID-19 po rriteshin në shtetin fqinj, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vendosi masa të reja anti-covid.

Një ndër këto masa ishte që të gjithë udhëtarët që udhëtonin drejt Greqisë duhet të paraqisnin një test të shpjet anti-covid së bashku me Certifikatën e Vaksinimit (Green Pass).

Por sot sipas ministri grek i shëndetësisë Thanos Plevris është shprehur se udhëtarët që udhëtojë drejt Greqisë nuk kanë nevojë më të paraqesin një test negativ për COVID-19, por mjafton vetëm një certifikatë vaksinimi evropiane.

Kjo direktivë e rë në lidhje me udhëtimin drejt shtetit fqinj do të hyjë në fuqi më 7 shkurt.