Babai i Ëmbla Ademit tregon kalvarin e vuajtjeve për ta rikthyer vogëlushen në bankat e shkollës

Nxënësja e shkollës fillore “Bashkimi”, Ëmbla Ademi është kthyer sërish në bankat e shkollës.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri.

“Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”, ka shkruar ministri Shaqiri në Facebook.

Nxënësja nga Gostivari, e cila është me sindromin Down kishte ndërprerë mësimin pasi disa prindër kishin nisur një peticion që Ëmbla të largohet nga klasa.

Mëngjesin e sotëm, për të folur më shumë në lidhje me këtë situatë të vështirë që kaloi familja Ademi, ishte i ftuar në një lidhje me Skype babai i Ëmblës z.Ilir Ademi dhe psikologia e specializuar për ndihmën ndaj fëmijëve me siondromën Dawn Flavia Shehu.

"Shpresoj qe kjo qe na ndodhi ne të jetë një mesazh që do të vërë në lëvizje institucionet dhe shoqërinë tonë.

Unë si prind kam kërkuar që vajza ime të jetë njëlloj si moshatarët e vet sepse egzistojnë ligje që mbrojnë fëmijët nga diskriminimi.Unë jam përpjekur ta zgjidh këtë situatë por nuk hasa në pajtueshmëri nga prindërit e tjerë dhe kështu u detyrova të bej një post ku të kërkoj ndihmë."

I pyetur nga moderatorët nesh z, Ademi ka tentuar të flasë me prindërit e tjerë në një bisedë si ‘prindi me prindin” ai tregoi se janë munduar të kenë kontakt, mirëpo nga pala tjetër është refuzuar.

"Ne kemi tentuar të kemi kontakt, por është refuzuar nga pala tjetër por me ndërhyrjen e drejtorisë u bë një kontakt, një takim, një mbledhje ku prindërit që bënë peticionin ishin të shqetësuar dhe në fund të takimit u vendos që Ëmbla të qëndronte në një sallë të veçantë, vetëm në disa orë të qëndronte me shokët dhe shoqet e saj."

Për më shumë, ndiqni videon më poshtë: