Një ‘mal’ me para/ Ja sa i ka kushtuar ‘xhepave’ të Partizanit Ergys Kaçe

Ergys Kaçe i ka kushtuar një mal me para Partizanit. Mesfushori nënshkroi në verë me “Demat” dhe u largua pas pesë muajsh. Fatura për të ka qenë mjaft e lartë.

Në fund ai ka përfituar 96 mijë euro, 60 mijë euro për periudhën që ishte në ekip dhe tre paga (36 mijë euro) i ka marrë në momentin që ka prishur kontratën, sikurse shkruan “Panorama Sport”.

Nga përllogaritjet e bëra, një ditë e Ergys Kaçes te Partizani ka kushtuar 640 euro. Mesfushori tashmë është lojtar i lirë dhe me shumë mundësi do e vijojë karrierën në Greqi.