VIDEO-SYRI TV/ Ardian Muka dhe Bardh Spahia: Zgjedhjet janë politike

Kandidatët e opozitës për bashkitë e Durrësit dhe Shkodrës, Ardian Muka dhe Bardh Spahia, deklaruan gjatë emisionit Çim Peka Live se zgjedhjet e 6 marsit nuk janë thjesht lokale, por politike. Ardian Muka foli për aferën e Portit të Durrësit e po ashtu u ktheu përgjigje deklaratave të deputetes Grida Duma, kandidatura e së cilës i solli Partisë Demokratike humbjen më të thellë të regjistruar ndonjëherë në Durrës. Nga ana tjetër, kandidati i opozitës për Shkodrën, Bardh Spahia shprehu bindjen për fitoren më 6 mars dhe u shpreh se garën e ka me Partinë Socialiste

Durrësi dhe Shkodra janë dy prej bashkive më të rëndësishme për të cilat do të votohet në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Kandidatet e opozitës për këto zgjedhje, të përcaktuar përmes sistemit të primareve, Bardh Spahia dhe Ardian Muka deklaruan gjatë emisionit Çim Peka Live se ky proces nuk është thjesht lokal, por këto zgjedhje janë qartësisht politike.

Zoti Muka foli për aferën e madhe të Portit të Durrësit dhe interesave të përbashkëta të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në këtë aferë.

Zoti Muka u ktheu përgjigje edhe deklaratave të deputetes Grida Duma e po ashtu rrëfeu edhe sesi Lulzim Basha e gënjeu atë në vitin 2015 kur po diskutoheshin kandidaturat për Bashkinë e Durrësit.

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë në Shkodër, Bardh Spahia tha se fitorja e Shtëpisë së Lirisë në Shkodër është e padiskutueshme dhe se betejën e ka me Partinë Socialiste. Jo pa ironi, zoti Spahia ngriti pyetjen se me kë e kanë garën kandidatët e Lulzim Bashës.

Pjesë e emisionit u bë edhe kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano, i cili shprehu bindjen për fitoren e opozitës në këto zgjedhje.