Dita Botërore e Kancerit, çfarë duhet të dimë?

Lëkura është organi, më i madh i trupit, i cili preket drejtpërdrejt nga kanceri, prandaj, kujdesi ndaj lëkurës është shumë i rëndësishëm gjatë trajtimit.

Çdo vit, më 4 shkurt, Dita Botërore e Kancerit na rikthen vëmendjen te kanceri, parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi i tij.

Por shumica nuk e dinë është se sa i rëndësishëm është kujdesi i lëkurës gjatë trajtimit.

Efektet anësore të trajtimeve përfshijnë acarim, skuqje, kruajtje, thatësi  dhe hiperpigmentim të lëkurës.

Këto probleme i shtohen përditshmërisë tashmë të pacientit, duke ndikuar në cilësinë e jetës dhe psikologjinë e tij.

Studimet kanë treguar se 8 nga 10 pacientë me kancer kanë efekte anësore gjatë  trajtimeve në lëkurën e tyre dhe megjithatë shumë pak prej tyre shkojnë te kontrollohen tek një dermatolog.

Kjo është arsyeja pse konsultimi me një dermatolog për kujdesin e duhur të lëkurës para, gjatë dhe pas çdo trajtimi është shumë i rëndësishëm.

Një përqindje shumë e madhe e pacientëve janë të detyruar të ndërpresin trajtimin , për shkak të efekteve anësorë që kanë në lëkurë.

Problemet e përmendura më sipër janë një realitet i ashpër i trajtimit dhe shpesh e detyrojnë pacientin të ndalojë trajtimet. Për La Roche-Posay,  asnjë pacient nuk duhet të ndihet i vetëm në luftën kundër kancerit dhe efeketet në lëkurë nuk duhet të jetë një pengesë në trajtimin  e tij.

Për këtë arsye ajo bashkoi forcat me grupin e vullnetarëve kundër kancerit, AgkaliaZO, që asnjë pacient të mos ngadalësojë apo ndërpresë trajtimin për shkak të efekteve anësore në lëkurë.

Nga viti 2019 e deri më sot, më shumë se 19,000 paketa speciale të kujdesit dermatologjik La Roche-Posay janë shpërndarë në spitalet publike dhe private për pacientët onkologjikë.

Në të njëjtën kohë, La Roche-Posay ka krijuar një udhëzues të plotë, me këshilla dhe udhëzime për shëndetin e përgjithshëm fizik dhe mendor të pacientëve me kancer, një “armë” e vlefshme si për pacientët por edhe për personelin shëndetësor.

Prandaj , kujdesi ndaj lëkurës është po aq i rëndësishëm sa trajtimi i kancerit, pasi përmirëson cilësinë e jetës së pacientit dhe i jep forcë  për të luftuar, për të mos ndërprerë trajtimin, dhe për të dalë fitimtar.