Lampard i impresionuar nga Broja, e do me çdo kusht tek Everton

Frank Lampard mori drejtimin e Everton pas shkarkimit të Benitez dhe sipas gazetarit Dean Jones , trajneri i ri i “Dhelprave” po planifikon të sulmojë skuadrën e Chelseat në verë.

Jones pretendon se Lampard është i interesuar për nënshkrimin me sulmuesin shqiptar  Armando Broja i cili aktualisht është në huazim te Southampton. Tekniku anglez është i impresionuar nga performanca e djaloshit nga Kopliku këtë sezon me fanellën e Southampton dhe sipas Jones nëse Chelsea është i hapur për shitjen e 20-vjeçarit, atëherë Lampard do të bëjë një lëvizje për të.

Duke folur për GMS, Jones tha: “Lampard e njeh mjaft mirë Brojën dhe nëse Chelsea vendos ta shesë, ai do të tentojë transferimin e tij në Everton.”

Armando Broja ka luajtur 21 ndeshje këtë sezon për Southampton dhe ka shënuar shtatë gola në të gjitha kompeticionet.