‘14 Shkurti’ po afron dhe Jennifer Lopez sapo na zbuloi disa nga planet e kësaj dite

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck padyshim janë një nga çiftet më të përfolur të momentin dhe sigurisht më simpatikët.

Lidhja e tyre u bë publike vetëm disa muaj më parë dhe duket se gjërat që nga ajo ditë po shkojnë më së miri mes tyre.

’14 Shkurti’ po vjen dhe çifti sigurisht i ka bërë gati të githa planet për të bërë sa më speciale këtë ditë feste.

Këngëtarja/aktorja ,52, u shfaq në Live me Kelly dhe Ryan të enjten, kur prezantuesit Kelly Ripa dhe Ryan Seacrest pyetën ish-yllin e pjesës së parë të Super Boël, Lopez nëse ka në plan të shikojë ndeshjen e madhe të këtij viti.

“Unë do ta shikoj. Mendoj se mund të shkojmë në lojë,” tha ajo, duke sqaruar me një buzëqeshje se “ne” jemi “disa prej nesh; e dini, rrethi i brendshëm”.

Kur u pyet rreth ndonjë plani që mund të kishte për “Shën Valentin” këngëtarja ka treguar se planet janë akoma në planifikim e sipër, por preferoi që e gjitha kjo të mbesë surprizë.

“Po. Ne kemi plane, por, e dini, nuk do ta ndaj me ju tani! … Kam një surprizë. Unë mendoj se do të befasojmë njëri-tjetrin me diçka, me siguri.”

“Por ti je romantike, apo jo?” pyeti Ripa.

“Shumë,” tha Lopez.