Haaland drejt Barcelonës? Laporta tregon të vërtetën

Joan Laporta i është adresuar sot mediave spanjolle, nga të cilat u pyet edhe për çështjen e transferimit të yllit norvegjez Erling Haaland.

Këtyre spekulimeve që e lidhin Haaland me Barcelonën iu është përgjigjur presidenti Laporta, ku nuk e fshehu se gjatë verës do të ketë ende transferime të tjera.

“Haaland? Sot jemi të zënë dhe tejet të lumtur me Aubameyang, i cili do të shënojë shumë gola këtu. Në qershor, ne do të mundohemi që ta përforcojmë më shumë skuadrën, dhe jemi në një rrugë të mirë”, tha Laporta.