A e dini se ngarja e biçikletave dhe filmat mund 'ta shthurin' rininë?!

Në një dokument që daton në vitin 1935, Këshilli Arsimor i Elbasanit i komunikon Prefekturës së këtij qyteti, vendimin për ndalimin e “të hypunit nëpër biçikleta të të rinjve në moshën 16 vjeç”.

Një privim të ngjashëm do të pësonin edhe ata të rinj që kishin arritur moshën madhore të 18 vjetëve. Organi i Këshillit Arsimor i pati ndaluar “të hymunit në kinema, në shfaqje filmash joedukativë”, zbulon Drejtoria e Arkivave.

Masat e marra argumentoheshin me dobishmërinë e tyre “për ruajtjen e moralit të djelmisë”. Ndërsa, në ditët e sotme këto vendime përbëjnë habi, pasi përdorimi i dyrrotakëve dhe frekuentimi i kinemave/ndjekja e filmave janë kthyer në veprime krejt rutinore.