Edvin...e more vesh tani se FIFA & UEFA ju lënë pa k*qe fare ty dhe ate 'bole hekurin' tënd?

Nga Adriatik Dosti

Aleksandër e ka edhe ky emrin o Edvin, por mbiemrin e ka Ceferin dhe është slloven e është Presidenti i UEFA... nuk e ka Vuçiç e nuk është serb e Presidenti i Serbisë...Ok...ndaj dhe ndryshimi në raportet e tyre me ty është esencial...

Hahahaha...shurdhëri e memecëri nga komplet media bythëshitur e që ka mbetur me barrë prej kohësh me Edvinin, por nuk po pjell dot...lidhur me takimin mes Kryeministrit shqiptar Rama e Presidentit të UEFA Ceferin...

Po si nuk thatë asnjë fjalë more legena, more palaço e sharlatanë, more frikacakë e të pafytyrë që së pari nuk jeni as qytetarë, as njerëz normalë, as burra jo e jo por asgjëkundi as edhe gazetarë e njerëz të medias...përveçse renegatë e mercenarë të neveritshëm me pagesë...

Përjashto portalin Syri.net absolutisht asnjë lloj media e çfarëdo lloji tjetër shqipfolëse nuk guxoi të shkruaje, flasë e komentoi atë ç'ka u tha në takimin e mësipërm që zgjati një orë e pak...

Ju la pa tekst Ceferini eeee...pa zë e pa figurë fare eeee ju degjeneroi e ju dhjeu fare brenda në konakun tuaj eeee...

Fakti që gazeta Tema e Mero-mavriut nuk merret me atë ç'ka u tha në takimin Rama - Ceferin por merret me atë se pse Presidenti i UEFA përdori gjatë vizitës se tij në Tiranë makinën luksoze të Dukës... komenti qesharak i gazetes Panorama të kapterrit komunist Hysenbelliu...ku merret me axhendën protokollare të Ceferinit e jo me thelbin e takimit te tij me Ramën...apo edhe vetëm 4 rreshtat e shkruara nga vetë Rama në FB e tij për takimin me Presidentin e UEFA - Ceferin tregojnë qartazi fare se miku i futbollit e armiku i politikës slloveni Ceferin sot ua la të gjitheve ju qelbësirave të atij vendi... Kopilin në derë!

Ku e keni atë ''trimin'' me bole hekuri qe s'pirdhte fare as per FIFA e as për UEFA madje as edhe për Jezus e Muhamed...e mori vesh tani por edhe Shefi i tij atje lart se FIFA & UEFA jo vetëm që të varin prej bolesh, por edhe të lënë pa gjë fare ok...

Doni ta dini tani ekzaktësisht se çfarë ka ndodhur sot në takimet e Ceferinit në Tiranë?...

Pasi ka drekuar me Presidentin e FSHF-Dukën ku ky i fundit e ka informuar me detaje për gjithçka ka ndodhur, po ndodh e pritet te ndodhë ku presionet, kërcënimet, shantazhet e ndërhyrja e politikës në futbollin shqiptar është jo vetëm neveritëse, por edhe e rrezikshme dhe flagrante e madje edhe me ngjyra terrorizmi teksa tritoli i vendosur në banesën e A.Dukës e ka autorësinë krejt ndryshe nga ajo ç'ka servir policia politike e Edi Ramës...e ku audio-përgjimi i krahut të djathtë të kryeministrit shqiptar...Kryebashkiakut të Tiranës... E.Veliaj e ka tronditur kreun e Shtëpisë së futbollit europian së tepërmi...radha i erdhi takimit Rama - Ceferin...

I akullt, krejtësisht zyrtar e protokollar...pa asnjë gram dashamirësie fjalë pak e saktë...e pikat mbi 'i' ky ka qenë takimi mes tyre...ose më saktë i Presidentit të UEFA me kryeministrin shqiptar...

Ceferin i ka kërkuar në mënyrë ultimative kryeministrit shqiptar ndërprerjen e menjëhershme e të çdo lloj forme të ndërhyrjes së politikës në futbollin shqiptar...ndalimin e çdo lloj deklarate publike prej politikanëve të çdo lloj rangu e ngjyre që lidhet me fushatën zgjedhore për president të FSHF parashikuar të ndodhë me 2 mars të 2022...

Ndalimin e menjëhershëm të çdo lloj presioni, shantazhi, kërcënimi e përdorimi të shtetit, pushtetit e qeverisë dhe organeve të tyre që cenojnë pavarësinë e FSHF e të futbollit shqiptar...dhe zyrtarëve e drejtuesve të saj...

"Futbolli di t'i zgjidhë vetë problemet e tij...ndaj lereni atë të vendosë për futbollin e nga njerëzit e futbollit e ju mbajini duart larg tij", i ka thënë ndër të tjera Ramës - Ceferini...

Duke e siguruar se për zgjedhjet e 2 marsit në FSHF, UEFA do dërgojë zyrtarët e saj në Tiranë në mënyrë që të garantojë zgjedhje të ndershme, profesionale e korrekte. 

Së fundi tek i ka kërkuar seriozitet, korrektesë e garanci se asnjë lloj ndërhyrje e politikës shqiptare në sport nuk do përsëritet më ...Ceferin i ka kujtuar kryeministrit shqiptar se sanksionet që mund të vendosin FIFA e UEFA në rastin më të parë ndaj Shqipërisë janë vërtetë të rënda e që jo vetëm shkatërruese për imazhin e vendit e zhgënjyese në kulm për shqiptarët që e kanë futbollin sportin e tyre më të dashur, më të ndjekur e më popullor...por sanksionet disiplinore sportive që do të shoqërohen edhe me fatura-gjobë financiare janë edhe më të kripura akoma...

Përpos të tjerash Ceferin nuk ka ngurruar të citojë se në rastin më të parë të vazhdimësisë së shëmtuar të ndërhyrjeve të politikes në futbollin shqiptar ...Shqipëria rrezikon organizimin e Finales së UEFA Conference League, më keq akoma edhe përjashtimin 2 vjet nga UEFA dhe nga i gjithë lloji zyrtar i aktiviteteve të saja, përjashtimin e pjesëmarrjes së klubeve shqiptare nga kupat e Europës e deri edhe pezullimin e Ekipit Kombëtar nga eventet madhore të eliminatoreve të Kampionatit Boteror, atij Europian e Ligës së Kombeve...e për të gjitha këto fatura humbëse financiare që do t'i bjerë në lule të ballit shtetit e qeverisë shqiptare llogaritet në qindra milionë euro...

Ndaj susss ...Edvin...mblidhi e lidhi zagaret se qentë e tërbuar zakonisht të parin kafshojnë e hanë ''të zotin '' e tyre ose atë që ju jep të hanë...ok...

Dhe mos harro t'i thuash atij perversit e provincialit me ''bole hekuri'' se FIFA e UEFA janë një lloj Fonderie që jo vetëm atij por të gjithë tipave rrugaçë si puna e tij ju a shkrin bolet brenda orës Ok...