Milani rinovon kontratën me mbrojtësin deri në vitin 2026

Mbrojtësi italian i Milanit, Mateo Gabia, ka rinovuar një kontratë që e mban atë të veshur me ngjyrat kuqezi deri në vitin 2026.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ekipi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

22-vjeçari ka qenë titullarë sfidat e fundit për shkak të mungesave të Kjaer dhe Tomori.

Milani nuk arriti dot të siguronte shërbimet e një mbrojtësi këtë merkato dimri dhe kështu ka preferuar të rinovojë me Gabian, në mënyrë që të mos rrezikojnë më shumë në këtë repart.