Meta: Basha nuk bën zgjedhje në PD sepse e di që përballë Berishës është i humbur

Presidenti Ilir Meta thotë se Lulzim Basha nuk bën zgjedhje në PD sepse e di që do t'i humbë ato. 

Përballë Sali Berishës, tha Meta në News 24, Basha e di që është i humbur. 

"Nuk bëhen zgjedhje në Partinë Demokratike sepse Lulzim Basha nuk mund të rrijë në të njëjtin sallë me zotin Berisha, e di që është i humbur.
Zoti Basha nuk mund të rrije në një sallë sepse ai vetëm gënjen. Rilindja nuk është vetëm mavi, por tashmë edhe blu, gënje, gënje, gënje. Rilindja nuk eshte vetem Mavi por eshte edhe Blu. Në themel të saj qëndron gënjeshtra",
tha Meta.  

Meta vijoi ironitë dhe akuzat ndaj Bashës duke përsëritur vazhdimisht se ai gënjen. 

"Jap dorëheqjen nga këshillat miqësore dhe shoqërore për Lulzim Bashën. Atij nuk i ka ngelur më asnje gram moral". 

"Një njeri (Lulzim Basha) që e shikon partinë si plaçkë nuk mund të ketë një qasje tjetër. Se po të ishte ndryshe do të kishte bërë primaret që kishte premtuar. Kështu është kur gënjen gjatë gjithë kohës, vjen një ditë që bëhesh qesharak dhe kthehesh në meme. Çështjet në demokraci zgjidhen vetëm me votë dhe vetëm me dorëheqje!"