Kryemadhi: Basha mbetje e Ramës. Politika e re e tij, përftimi nga koncesionet e qeverisë

Teksa ka komentuar një video të Lulzim Bashës, në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ në MCN TV, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar Lulzim Bashën një mbetje të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Kryemadhit, Lulzim Basha nuk është një model i ri në politikë por një instrument dhe prodhim i asaj që ai e cilëson ‘politikë e vjetër’ dhe tashmë është kthyer në mbetje të Edi Ramës, që e përdor duke e joshur me pjesë nga tenderat dhe koncesionet e qeverisë.

Monika Kryemadhi: Ky zotëria cfarë instrumenti është. Nuk është instrument i politikës së vjetër këtë kush e prodhoi? Se prodhoi Sali Berisha këtë që e bëri Ministër të Brendshëm, Ministër Transporti me Rrugën e Kombit që e mbylli me procedurë. Ky zotëria që u bë kryetar bashkie nuk është instrument i politikës së vjetër? Ah ky është politika e re. politika e re, Porti i Durrësit, koncesionet etj.

Më mirë të jesh mbetje e një populli opozitar që nuk shitet e nuk blihet sesa instrument i Edi Ramës. Dhe më mirë të jesh mbetje që del nga goja e Lulzim Bashës që është mbetja e Edi Ramës. Se më i ndershëm është Edi Rama që të vendoset atje në llogore. Sesa Lulzim Basha që të thotë aman ma hap derën se po më vijnë të vrasin, ti i hap derën e fut në shpi që t’i shpëtosh kokën dhe ai të fut thikën pas shpine.