Marash Kumbulla: Ndihem edhe italian edhe shqiptar, jam krenar që përfaqësoj Kombëtaren

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, përmes profilit të tij në “Twtter”, iu është përgjigjur pyetjeve të fansave, të cilat kanë qenë tepër interesante dhe janë prekur tema të ndryshme.

Nga marrëdhënia me Murinjon, te Kombëtarja shqiptare, ja si përgjigjet Marash Kumbulla:

-Mbrojtje me 3 apo me 4?

Kam filluar me 3 në mbrojtje, por më pëlqen shumë të luaj me 4.

-Sa po mësoni me një trajner si Murinjo?

Është një mundësi e madhe për një lojtar të ri që të jetë në gjendje të punojë me një trajner si ai.

-Cili është shoku i skuadrës, më i vështirë për t’u markuar?

Sulmuesit tanë janë shumë të fortë, unë do të them Zaniolo dhe Abraham.

-Cili ka qenë moment juaj më i mirë te Roma?

Java në të cilën shënova 2 gola radhazi kundër Jang Bojs dhe Milanit

-Si ndiheni në Romë, me kë jeni lidhur më shumë në ekip dhe si ndihemi me Jose Murinjon?

Ndihem mirë, Roma është një qytet i mrekullueshëm. Kam një marrëdhënie të mirë me të gjithë shokët e skuadrës, ne jemi një grup shumë i ngushtë. Me Murinjon ndihem mirë, sepse i vlerësoj njerëzit e sinqertë.

-Kush është shoku i skuadrës që flet më shumë në dhomat e zhveshjes, ai që bën më shumë shaka?

Zaniolo është ai që bën më shumë shaka.

-Ishte e vështirë të zgjidhje Kombëtaren shqiptare, pavarësisht se ke kaluar gjithë jetën në Itali?

Ndihem edhe italian edhe shqiptar, por zgjedhja nuk ishte e vështirë dhe jam krenar që përfaqësoj Kombëtaren shqiptare.

Sa po mësoni me një trajner si Murinjo?

Po mësoj shumë, sidomos nga pikëpamja e karakterit.

Ushqimi i preferuar?

Që kur kam ardhur në Romë, karbonara.

Filmi i preferuar?

Inception.

Mund të rekomandoni një pjatë shqiptare?

Unë rekomandoj një ëmbëlsirë shqiptare që quhet trileçe.

Preferoni një gënjeshtër të mirë, apo një të vërtetë të hidhur?

Një e vërtetë e hidhur.