‘Më mori në 3 të natës në telefon’/ Ermal Mamaqi preket kur kujton kohët e fundit me Dr.Florin: Si u dorëzua veseve...

Ermal Mamaqi ishte i ftuar ne emisionin “Libero” ne Kosovë.

Ai foli për shume situata të jetës se tij, ndërsa preku dhe miqësinë e tij me Dr. Florin.

 

“Une e Dr. Flori kemi qene miq te ngushte. Sidomos ne kohet e fundit kemi qene shume te afert, u bashkuam shume. Kemi pasur shume projekte me njëri-tjetrin. Sigurisht nuk kam pasur aq shumë projekte se ai me grupin e tij, apo në aspektin personal. Dr. Flori pak kohë para se të dorëzohej më merrte në 3 të natës dhe më thoshte: ‘Çfarë bën?’ Ja po flejë i thoja unë. Mendova se je i lirë dhe të dilnim të pinim një kafe.

 

O Flor është ora 3 e natës jam me familje. E di, me thoshte por mendova mos je i lire, pasi u ndjeva paksa i vetmuar. Së fundmi Flori kishte ndryshuar dhe ishte afruar me Zotin. Vinte çdo dite ne kishe dhe kishte pare dritën e Zotit. Hoqi dore nga veset e tij të vjetra. Nuk e di se çfarë ndodhi. Duket se ne një moment të dobët të tij, ai u dorëzua dhe iu rikthye veseve te vjetra”, tha ndër të tjera Ermal Mamaqi.