Zgjedhjet e 6 marsit/ Muka: Në Durrës nis kthesa e madhe, Basha ka tradhtuar anëtarësinë e PD

Kandidati i Koalicionit “Shtëpia e lirisë” për Bashkinë e Durrësit, Ardian Muka, ka komentuar zgjedhjet e 6 marsit.

Muka theksoi se në Durrës do të nisë kthesa e madhe e së djathtës, duke thënë se Lulzim Basha ka tradhtuar anëtarët e PD-së.

Ardian Muka: Në Durrës, e djathta ka treguar se kur bëhet bashkë fiton.

Anëtarësia ka kuptuar se Basha i ka tradhtuar dhe ka bashkim rreth Shtëpisë së Lirisë. Në Durrës do të fillojë kthesa e madhe.

Zgjedhjet e 6 marsit/ Muka: Në Durrës nis kthesa e madhe, Basha ka tradhtuar anëtarësinë e PD.