Takimi me Ceferin/ Rama tërhiqet nga presioni ndaj FSHF-së: Zgjedhjet të jenë të besueshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me takimin e sotëm që kishte me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Reagimi i Ramës ka ardhur rreth 2 orë pas takimit me kreun e UEFA-s.

Sipas kryeministrit Rama, ky takim, i cili zgjati më shumë se sa ishte parashikuar, ka shkuar mirë dhe për realizimin e një procesi të besueshëm për zgjedhjet në FSHF.

“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët të zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF”, shkruan kryeministri Rama në “Twitter”.