Del VIDEO/ 'Jo primare, por partia e kunatit'

Deputeti Lulzim Basha prej disa ditësh me radhë sulmon kandidatët e Partisë Demokratike që dolën nga primaret e 30 janarit. 

Por pse ky qëndrim nga kryetari i shkarkuar nga PD? 

Koalicioni opozitar 'Shtëpia e Lirisë' ka shpërndarë një video duke risjellë në vëmendje premtimin e Bashës në 15 dhjetor 2018 nga Pallati i Kongreseve, por që nuk u realizua kurrë. 

"PD do të vendosë një tjetër standard të ri, ne do të vendosim primaret brenda partisë. Demokratët do të vendosin kandidatët për postet publike, përfshirë deputetët dhe kryetarët e bashkive", deklaronte Lulzim Basha në 15 dhjetor 2018. 

"Basha është kundër primareve sepse është kundër votës së lirë. Synimi i tij janë emërimet sepse vetëm ashtu mund të fitojë para në kurriz të demokratëve", thuhet më tej në videon e koalicionit "Shtëpia e Lirisë".