Gigi Hadid thyen heshtjen! Flet për herë të parë pas ndarjes nga Zayn!

Gigi Hadid ka thyer heshtjen e gjatë dhe më në fund ka folur në një intervistë.

Në një kopertinë të fundit të realizuar me “InStyle”, modelja 26-vjeçare foli për një nga gjërat kryesore që ajo thotë se ka mësuar nga reflektimi që ka bërë vitin e kaluar.

 

"Kam kuptuar se kur kalojmë kohë me njerëzit duhet thjesht ta vlerësojmë me të vërtetë dhe t'i pranojmë të gjitha, përpiquni të mos luteni për gjëra të tjera. Edhe nëse ka diçka të vështirë, gjeni diçka të bukur në të"- u shpreh ajo.

 

Kjo vjen tre muaj pasi ajo dhe i dashuri i saj, Zayn Malik, i dhanë fund lidhjes.

Të dy janë prindër të vajzës 16-muajshe Khai, të cilën Gigi e quan "të mrekullueshme".

 

"Ajo është kaq e zgjuar dhe është kaq e vetëdijshme. Ajo shikon gjithçka, ajo është gjithmonë duke mësuar, është gjithmonë në kërkim...Unë ende nuk mund ta besoj. Është e çuditshme. Jam e fiksuar me të por ndonjëherë kthehem dhe them: "O zot. Nga ke ardhur?"- tha Gigi.