VIDEO/ Etapa e fundit në Tiranë, Ceferin mbërrin në FSHF

Etapa e fundit e vizitës së presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka qenë takimi me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, në zyrat e institucionit të futbollit në vendin tonë.

Ceferin u takua me kryeministrin Edi Rama sot, si pjesë e parë e kësaj vizitë zyrtare në vendin tonë, ndërsa doli jashtë axhendës duke bërë një vizitë rrufe në stadiumin “Air Albania” për të inspektuar impiantin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës.

Ndërkohë, etapat e fundit ka qenë ajo e vizitës në “Shtëpinë e Futbollit”, zyrat e FSHF-së, ku do të kryente një takim zyrtar me Dukën.