Arrestohen 4 persona për vdekjen e aktorit të famshëm Michael K. Williams

Katër persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë shitur heroinë vdekjeprurëse me fentanil aktorit dhe producentit të famshëm Michael K. Williams.

Williams u gjet i vdekur në shtator 2021 në apartamentin e tij në New York.

 

Autoritetet tanë se shkak i vdekjes kishte qenë mbidoza.

Sipas autoriteteve, katër burrat dyshohet se vazhduan të shisnin heroinë edhe pasi mësuan për vdekjen e Williams.

 

Njëri prej të arrestuarve, Irving Cartagena dyshohet se personalisht i dha Michael heroinë me fentanil dhe përballet me një dënim minimal prej 20 vite burg.