VIDEO/ Momenti kur makina përplas për vdekje 4-vjeçarin në Berat

Publikohen pamjet e aksidentit që i mori jetën 4-vjeçarit G.O, sot në fshatin Samaticë të Beratit. 

I mituri u përplas nga një automjet me drejtues Ramazan Gjozi, 46 vjeç dhe për pasojë humbi jetën në vendin e ngjarjes. 

Në videon që sjell SYRI pamjet janë shqetësuese. 

Vogëlushi po kalonte rrugën duke ndjekur xhaxhanë e tij, i cili ishte në një market në anën tjetër, kur u godit nga makina.