Ashley Cole rikthehet në Premierligë, bashkohet me Lampard tek Evertoni

Ashley Cole e Frank Lampard janë bashkuar përsëri. Dy yjet e dikurshëm të Chelseat janë bërë bashkë tek Evertoni.

Lampard e ka emëruar Cole si asistent të tij. Përveç Cole, Lampard tek Evertoni ka emëruar si asistentë edhe Paul Clement e Duncan Ferguson.

“Ashley do të sjellë një pasuri entuziazmi, përvojë në lojë dhe është një trajner i ri shumë i mirë. Jam i lumtur që është këtu”, ka thënë Lampard.