Lei Kraja zbulon dhuratën më të shtrenjtë që i kanë bërë

Moderatorja e sportit, Lei Kraja, ishte dje e ftuar në “Goca dhe Gra” në “Top Channel”, ku ka rrëfyer se cila ishte dhurata më e shtrenjtë që kishte marrë.

Ndërsa u pyet nga moderatoret nëse i kishin bërë një dhuratë si ajo që i bëri Ronaldo partneres së tij, Geroginës, Lei tha jo.

 

Dhurata më e kushtueshme që i kanë bërë është një pemë e mbjellë në Tiranë.

“Kam një pemë të mbjellë në Tiranë, nuk dua ta them ku është se mund të ma prishin, ka kushtuar shumë edhe pse është një dhuratë simbolike. Është lulja mos më prek, ajo me lule të bardha”- tha Lei.