Ja si duket vogëlushja e Gigi dhe Zayn, modelja flet si rrallëherë për Khai-n

Gigi Hadid dhe Zayn Malik lindën vajzën e tyre në 19 shtator të vitit 2020 të cilës i vendosën emrin Khai.

Vogëlushja tashmë është 1 vjec dhe së fundmi është parë nën krahët e mamsë së Gigi-t, Yolanda Hadid, teksa po bënin një shëtitje.

Khai-n e kishim parë vetëm në fotot si foshnje, por tashmë mund të shikojmë se sa është rritur, ku vihet re sidomos ngjashmërinë e saj e padiskutueshme me mamanë supermodele.

Ndërkohë, Gigi Hadid ditën e djeshme, gjatë një interviste për “Instyle Magazine” tregoi për personalitetin e Khai-t, si dhe eksperiencat e saj si një mama e re.

Kur u pyet se çfarë vlerëson më shumë për vajzën e saj, supermodelja ndërkombtare tha se vogëlushja është shumë e zgjuar.

“Ajo është kaq e zgjuar dhe shumë e vetëdijshme. Ajo shikon gjithçka, gjithmonë mëson, gjithmonë shikon. Ajo është thjesht e mrekullueshme.”

Ajo shtoi se ndonjëherë është ende e pabesueshme të jesh nënë. “Unë ende nuk mund ta besoj. Është e pabesueshme,” vazhdoi Hadid.

“Shumë nga shoqet e mia mama ndihen po kështu dhe ne po i afrohemi dy viteve të para me fëmijët tanë. Ti je i fiksuar pas tyre, por ndonjëherë kthehesh dhe thua: ‘Oh zot. Po ti nga dole?'”