Ish-modelja fotografohet plot me fasha: E varur nga operacionet plastike?

Ish-modelja Katie Price është fotografuar pranë shtëpisë së saj në Surrey (Angli) teksa po kthehej nga një shëtitje me qentë e saj. 

Ajo ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të fashës rreth kokës dhe shumë besojnë se ajo është bërë e varur nga operacionet plastike.

Katie ka folur gjithmonë hapur për pamjen e saj, ndaj ka deklaruar më herët se ka bërë operacion gjoksin, ka ngritur të pasmet dhe ka bërë liposuksion. 

Dr. Judy Todd nga Klinika Medica në Glasgow tha se pas operacioneve, sipas fotografive të reja, ajo ka bërë ngritjen e fytyrës dhe vetullave dhe korrigjimin e qepallave (blefaroplastikë).

"Duket e neveritshme. A e shihni se si duket?" pyeti një përdorues i Twitter.

"Njerëz, Katie Price është një shembull i përsosur i një të varur nga operacionet plastike", është gjithashtu një nga komentet.

"Enjtje dhe mavijosje shpesh ndodhin pas procedurave të tilla, por fytyra zakonisht kthehet në normalitet pas dhjetë ditësh. Sigurisht, disa pacientë mund të jenë të fryrë për disa javë pas operacionit, por kjo varet nga procesi i shërimit dhe kujdesi pas operacionit", shtoi ai.

Ish-modelja ka deklaruar më herët se kohë më parë e kishte ndërprerë injektimin e botoksit sepse “nuk funksiononte sepse e teproi pasi mbushi 30 vjeç”.

Muajin e kaluar, ajo njoftoi se i është bashkuar platformës për të rritur, Only Fans. Ajo shpreson se regjistrimi i këtij lloji të përmbajtjes do ta ndihmojë atë të paguajë borxhet e saj.