Çmimet e larta të karburanteve/ Meta: Aventurierët po falimentojnë vendin

Nga Ilir Meta

EKONOMIA NUK MUND T’U LIHET NË DORË AVENTURIERËVE, QË PO VARFËROJNË SHQIPTARËT DHE PO FALIMENTOJNË SHQIPËRINË!

Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur.
Sipas të dhënave të EUROSTAT aktualisht, paga minimale në shkallë vendi është:

[📌]  Në Shqipëri [🇦🇱]  248.4 Euro
[📌]  Në Maqedoninë e Veriut [🇲🇰]  366.1 Euro
[📌]  Në Serbi [🇷🇸]  401.4 Euro
[📌]  Në Malin e Zi [🇲🇪]  532.5 Euro.

Ndërkohë nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.
Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë.

[📌]  Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%
[📌]  Shërbimet e transportit janë rritur me 6.9%
[📌]  Shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%.

Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu!